May 12, 2024
Sport

Salihamixhiç: Duhet të mbrohemi më shumë

Munich sports director Hasan Salihamidzic waves to supporters before the Champions League group E soccer match between Bayern Munich and Benfica Lisbon in Munich, Germany, Tuesday, Nov. 2, 2021.(AP Photo/Matthias Schrader))
Drejtori sportiv i Bajern Munihut, Hasan Salihamixhiç foli për mediat pas humbjes ndaj Mainz, ku bavarezët u mundën në transfertë me 3-1.

Pas kësaj disfate, ata u rrëzuan nga kreu i Bundesligës, dhe në vendin e parë tani është Dortmundi. .

“Nuk e prisja. Tani më duhet të flas me disa nga lojtarët dhe të përpiqemi të kuptojmë. Duhet të mbrohemi më shumë. Duhet të sjellim në lojë energjinë.

Përgjegjësitë e trajnerit?

Është e vështirë të thuash. Trajneri duhet së pari të njohë ekipin. Kishim pësuar disa disfata, tani duhet të flasim, të analizojmë dhe t’i përmirësojmë gjërat”, deklaroi boshnjaku.