Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali në intervistën në PodGo për Telegrafi Maqedoni ka thënë se VLEN po ndërtohet çdo ditë më shumë dhe se me këtë është duke u bërë një vepër shumë e rëndësishme për shqiptarët në vend.
“Nëse kontributi është në interes të përgjithshëm, brenda kohës të jetë i instaluar edhe ndjenja e përgjithshme, pra ku është interesi më i madha aty duhet të jetë trajektorja e lëvizjes së grupit. Në VLEN jemi duke e dhënë këtë mesazh, jemi duke e konfirmuar atë që e kemi thënë në fillim, VLEN është një ndryshim i ri në skenën politike”, ka thënë Sali.
Në këto 35 vite nga pluralizmi, kohë pas kohe, siç thotë, “kemi parë shumë lëvizje apo parti politike, por të gjitha siç thekson, kanë pasur një fenomen që i ka lidhur mes veti, “interesi i ngushtë që kanë udhëhequr ato parti politike”.
”Ne si përfaqësues politik kemi pasur sfida gjatë këtij rrugëtimi, nuk kemi thënë se ka qenë ideale dhe çmimin e kësaj e kemi paguar, pra e kemi marrë mesazhin se me ndarje nuk bëjmë asgjë”, ka thënë zëvendëskryeministri Sali.

