May 5, 2024
Maqedoni

Sali: Do të zvogëlohet pritja për kontrolle për mamografi dhe ekografi të gjirit

Së bashku me mjekët, klinikat dhe sektorin joqeveritar do të ndërmerren aktivitete për zvogëlimin e kohës së pritjes për kontrolle dhe vendosjen e termineve shtesë për mamografi dhe ekografi të gjirit, do të bëjmë aktivitete konkrete që të lehtësohet qasja në diagnostikë dhe shërbimet shëndetësore të cilat janë të nevojshme për ndjekjen e sëmundjes, por do të vazhdojmë edhe me zgjidhjen sistematike të qasje ndaj terapisë së re inovative e cila mund ta shpëtojë jetën e shumë pacientëve.

Këtë sot e potencoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në konferencën për shtyp që u mbajt onlajn të cilën e organizoi Shoqata për luftë kundër kancerit “Borka – Për çdo ditë të re”, me rastin e Ditës Botërore për luftë kundër kancerit.

Këto barëra, theksoi ministri, të cilat gjatë periudhës së kaluar furnizoheshin me buxhet të veçantë do të duhet të bëhen pjesë e listës së tij pozitive me qëllim që të përmirësohet trajtimi i pacientëve me sëmundje malinje.

Potencoi se qëllimi i tyre është ta zvogëlojnë shkallën e mortalitetit dhe të mundësojnë secili të ketë të drejtë të luftojë dhe të fitojë kujdes përkatës në kuadër të sistemit shëndetësor ndërsa kjo është një prej bazave për të cilën, siç tha, duhet të mendohet në drejtim të implementimit të planit të parë nacional për kontrollin e kancerit në vend.

“Investimet në parandalimin e kancerit, zbulimi i hershëm dhe kontrolli i tij përmes programeve dhe skriningëve të organizuar është me rëndësi thelbësore që të ndihmohet dhe të shpëtohet jeta. Të mos harrojmë se implikimi i buxhetit dhe i pacientëve dhe i shtetit është shumë i vogël dhe nëse kanceri shërohet në stad të hershëm. Në Maqedoninë e Veriut para katër viteve për herë të parë ishte mundësuar qasje në 30 terapi biologjike imunologjike, barëra të reja inovative të cilat furnizohen nga buxheti i veçantë, por këto barëra për fat të keq akoma nuk janë vendosur në listën pozitive, ndërsa qasja e tyre është e domosdoshme për pacientët onkologjikë dhe hematologjik me sëmundje malinje. Ministria e Shëndetësisë është duke e vazhduar bashkëpunimin me të gjithë faktorët relevantë në këtë proces”, shtoi Sali.

Doktor Nino Vase nga Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji tha se kanë furnizuar aparat të ri i cili mundet dhjetë herë më shpejtë të pranojë pacientë për rrezatim dhe tani në vijim është trajnimi. Theksoi se në këtë Klinikë nuk ka radhë për rrezatim, tri javë është periudha maksimale midis dhënies dhe fillimit të terapisë.

Doktor Sanja Trajkova nga Klinika e Hematologjisë tha se Klinika është rinovuar tërësisht, dhe me ndihmën financiare të Komandës Evropiane të Armatës Amerikane të ofruar përmes programit të asistencës së Ambasadës amerikane do të ndërtohet edhe një kat tjetër i Klinikës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri Sali tha se vendimi për futjen e 30 terapive të reja imunoterapie biologjike të marra katër vite më parë, në furnizimin e vazhdueshëm të pajisjeve që kontribuojnë në zbulimin e hershëm të kancerit, tregon se Ministria e Shëndetësisë e ka fokusin në luftën kundër kancerit.