Kreu demokrat ka reaguar gjatë konferencës së shtypit edhe për shpalljen ‘non grata’ nga MB të gazetarit nga Maqedonia e Veriut, Valon Bela dhe imamit Bekir Halimi. Lidhur me qëndrimin e Berishës për rastin e valon Belës portali Lideri.mk ka raportuar gjerë e gjatë ditën e djeshme. Sot sjellim reagimin e liderit opozitar në Shqipëri lidhur me shpalljen ‘non grata’ të Bekir Halimit.

Berisha: Dënoj gjithashtu edhe ndalimin e imamit, për faj, se paska thënë një fjalë që absolutisht nuk duhet ta thoshte. Por mendësia e tij nuk mund të jetë kurrë shkak për të ndaluar hyrjen në një vend ku vrasjet e grave janë më të shumta se në të gjithë Evropën të marra së bashku.

Ku vetë Edi Rama është i akuzuar në mënyrat më të ndryshme për keqtrajtime të grave.

Nuk pajtohem me fjalën e tij që gratë duhet të rrinë në shtëpi. Jo. Po kjo nuk mund të ndëshkojë atë që të mos hyjë në Shqipëri.

" "

Përsa u përket organeve që po citojnë, kjo është Vlora Vuçiç, është Vlora Hyseni, e cila qëndis, shpif, manipulon dhe trillon çdo gjë që i thonë padronët e tyre, ajo është një agjente e përbashkët e Vuçiçit dhe e Ramës.

Çfarë mund të ketë një njeri i rrezikshëm qenkan pse e quan Ramoviç Rama.

E pështirë dhe një herë. Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim, por dënoj dhe heshtjen e shoqatave të gazetarëve në Shqipëri.

Që nuk u bën përshtypje se një koleg i tyre që shkruan kundër krimeve, shkruan për gjëmat dhe bëmat e kryeministrit të vendit, ndalohet për të hyrë në vendin e tyre. I implikon kjo heshtje. Faleminderit.

sqShqip