Sabri Aziri, zëdhënësi i shtabit zgjedhor të kandidatit për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni Vlen, Izet Mexhiti, në një konferencë për media ka qartësuar për të gjithë ata që nuk e kanë ditur, karrierën politike të Bujar Osmanit dhe mungesën e rezultateve për qytetarët e Çairit.
Sipas Azirit, Bujar Osmani ka kaluar 3.672 ditë në funksione të larta shtetërore, përkatësisht si zëvendëskryeministër dhe ministër.
Ministër i Shëndetësisë (27 korrik 2008 – 28 korrik 2011) → 1.096 ditë
Zëvendëskryeministër për çështje evropiane (31 maj 2017 – 30 gusht 2020) → 1.187 ditë
Ministër i Punëve të Jashtme (30 gusht 2020 – 23 qershor 2024) → 1.389 ditë
Kryesues me OSBE-në (1 janar 2023 – 31 dhjetor 2023) → 365 ditë
Në total, 10 vite e 22 ditë në pozita ministrore dhe ekzekutive.
“Por, gjatë gjithë kësaj kohe, zero ditë për çairasit”, theksoi Aziri.
Ai i renditi edhe disa nga faktet që tregojnë hipokrizinë e Osmanit, si pritja e MPJ rus Lavrov, takimi me Gruevskin në Budapesht si dhe punësimet e motrës dhe bashkëshortes në AEK dhe M-NAV.
Zero ditë për çairasit – dy ditë me Sergej Lavrov në Shkup.
Zero ditë për çairasit – një javë me Nikola Gruevskin në Budapesht.
Zero punësime për çairasit – ndërkohë të punësuar bashkëshortja në AEK, motra në M-NAV dhe zhvilluar biznesi i vëllait të tij.
“Ky është bilanci real i Bujar Osmanit pas më shumë se një dekade në pushtet. Ndaj, sot ai nuk ka fytyrë t’ua kërkojë votën qytetarëve të Çairit”, përfundoi Aziri.