September 8, 2024
Kolumna

Sa keq kur “të rrjeptit e të shqeptit” mëtojnë të marin pushtetin e dijes

EH, SA KEQ KUR TË “RRJEPTIT DHE TË SHQEPTIT” A INJORANTËT, MËTOJNË TA RRËMBEJNË PUSHTETIN E DIJES!
.., sot herët në mëngjes, duke bërë “pazare”, takova një injorant, një njeri, i cili në jetën e tij, asnjëherë nuk ka marrë asnjë lloj arsimi. I takon “mexhlisit të rrjeptit dhe të shqeptit”. Përkundrejt mangësive të njohurive të plota dhe të përpikta për problemet e caktuara që dalin nga lëmenj të ndryshëm, shpesh bën “hyxhym” për të futur hundët aty ku nuk e kanë vendin, me qëllim që të duket i dijshëm.., ky dhe shumë të tjerë si ky, sikur ia do shpirti të “bëj” politikanin, të “bëj” bilancin e ekonomisë popullore, të “bëj” krye-opozitarin e shqetësuar, të “bëj” spekulatorin, të “bëj” vampirin e natës dhe engjëllorin e mirësisë, të “bëj” “hajmalinë e Burdushit”, të “bëj” “berberin dhe mjekrën e qoses”, ndonëse e di fare mirë se ajo mjekër, asnjëherë nuk rregullohet.., por ama, kur mëtoi me pa të drejtë të “bëj” mantelin e bardhë të mjekut, të “bëj” infektologun, virusologun, neurologun dhe të mohoj Coronavirusin, sikur u detyrova ta “sikteris dhe ta çoj andejpari nga kishte degdisur!” “Shyqyr” që nuk “bëri urologun, se përndryshe do ndodhte hataja!” Sa keq kur të ikin mendtë!

Fadil Lushi