April 26, 2024
Sport

Sa hurme, aq gola! Kundërshtarët i frigohen Benzemas gjatë muajit të Ramazanit

Këtë 2023, Ramazani do të filloj nga 2r mars, gjë që do të bëjë që futbollistët myslimanë në mbarë botën të agjërojnë për një muaj të tërë.

Një agjërim që do të prekë lojtarët e Chelsea dhe Real Madrid, të cilët përballen me njëri-tjetrin në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League në Madrid, si dhe atë të kthimit.

Në anën e ‘Los Blancos’, lojtarë të tillë si Ferland Mendy, Antonio Rudiger dhe Karim Benzema e praktikojnë Ramazanin si pjesë e kulturës së tyre, ndërsa N’Golo Kante dhe Hakim Ziyech e bëjnë këtë për blutë.

Në fakt, vetë Benzema vitin e kaluar kishte folur për këtë muaj të shenjtë për Islamin.

“Nuk ka asnjë ndikim në gjendjen time fizike. Ramazani është pjesë e jetës sime dhe feja ime e bën Ramazanin një obligim. Për mua është shumë i rëndësishëm dhe ndihem mirë kur jam duke agjëruar”, kishte deklaruar sulmuesi madrilen.