Rajon - Botë

Rusia thotë se ka marrë nën kontrollë të plotë hapësirën ajrore të Ukrainës

Në deklaratën e bërë nga ministria ruse e Mbrojtjes, theksohet se ushtarët rusë kontrollojnë edhe zonat përreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, ndërsa termocentrali vazhdon të funksionojë dhe niveli i radioaktivitetit është normal

Rusia njofton se ka marrë nën kontrollë të plotë hapësirën ajrore të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se e gjithë hapësira ajrore e Ukrainës është nën kontrollin e Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga ministria, theksohet se ushtarët rusë kontrollojnë edhe zonat përreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, ndërsa termocentrali vazhdon të funksionojë dhe niveli i radioaktivitetit është normal.

Më tej bëhet e ditur se 1.114 objekte ushtarake që i përkasin Ukrainës janë shkatërruar që nga fillimi i sulmit dhe se e gjithë hapësira ajrore e Ukrainës është nën kontrollin e Rusisë.

Gjithashtu njoftohet se qytetet Berdyansk dhe Energodar janë gjithashtu nën kontrollin e ushtrisë ruse.