May 3, 2024
Maqedoni

Katër mijë foshnja të lindura për një vit në Gjinekologjinë e Çairit (Video)

Kështu duket Reparti i urgjencës në Gjinekologjinë “Nënë Tereza” në Çair pasi u rinovua tërësisht. Këtë e ndihmuan tre kompani private me një shumë prej 8 milion denarësh.

Drejtori i këtij Spitali Bashkim Ismaili shprehi falënderime për donacionin dhe tha se tani në këtë klinikë kushtet janë njësoj sikur në spitalet private për lindje. Mes tjerash ai bëri të ditur se dy vitet e fundit është rritur numri i lindjeve në këtë spital. Deri në fund të vitit numri i foshnjave të lindura pritet të arrijë në 4 mijë.