Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër segmente të lagështa, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë qendrave urbane është mesatar.
Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes lugina, ultësira dhe gryka lumenjsh, ku ekziston mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen në veçanti për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

