May 3, 2024
Maqedoni

Pas 11 viteve pritje e mundim kumanovarja pajiset me nënshtetësi, falënderon ASH dhe deputeten Dauti

Pas 11 viteve pritje e mundim, Fitore Jahiu Veliu përfundimisht sot mori shtetësinë e Republikes së Maqedonisë së Veriut. Ajo ka falënderuar Aleancën për Shqiptarët dhe deputeten Ilire Dauti.

“Falemnderoj përzemërsisht deputeten Ilire Dauti dhe Aleancën për Shqipëtarët,që edhe pas miratimit te ligjit qe na hapi rrugën,na mbështetën e ndihmuan në betejën tonë institucionale deri ne arritjen e këtij suksesi. Uroj që çdo shqiptare që ka pasur këtë problem të ketë edhe fatin e njejtê dhe te gezojnë shtetesinë”, ka shkruar Fitore Jahiu Veliu, pasi është pajisur me shtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e gëzuar e ka shperndarë edhe deputetja e ASH-së, Ilire Dauti.

“Na gëzojnë sa herë vijnë lajmet për qytetarët që marrin shtetësinë, sikurse çdo ditë vazhdojmë të jemi të preokupuar dhe shfrytezojmë të gjitha mënyrat demokratike që ligji të zbatohet në përpikmëri.
Urime Fitores shtetësinë dhe urojmë që çdo qytetarë ta gëzojë këtë ditë.
Ne mbetemi për të përkushtuar për të mbështetur gjithsecilin që ende nuk e ka fituar këtë të drejtë”, ka shkruar deputetja Dauti.