September 28, 2024

Çun Lajçi

Dhe ky asht fundi!
– I juaji besoj, jo i liderit që din çka don populli e s’don me dëshpërue, pa çka që vet përcëllohet n’flakën e kërkesave të liderve europjan!

– Këtu asht fundi i smirës dhe i gropave që i hapet për liderin, se sot n’gropat tueja u fundoset ju, jo ai, sepse sot iu vërboi me qëndrimin dinitoz e me kamëngultësinë e vet; – mi jepni marrëveshjet ti nënshkruej tha, se opozita ka kërkua mos mu prishë me Amerikën, por dijeni se asociacioni do t’jetë pikë e për pe me kushtetutën e vendit, e jo ashtu qysh e zezuen do harambasha tue vu nënshkrime kajtjesh!

– Kërkuet që t’jetë konstruktiv, dhe i tillë ishte sot, por sot ua dogji kartat e parashikimeve të kobshme, juve që u munduat t’ia hapni varrin!

Jo, si bie pishman që shkrova dje e pardje, për zgjuarsinë e tij, që e mbështeta me sinqeritetin e artistit, sepse i besova që kur e tërhoqën zvarrë milicia e Milloshit e që kur i tha jo Demarkacionit për Çakorrin! Tani i thotë jo Republikës serbe n’veri!

– Por juve s’e kishit këtu hallin, e kishit si ti hipni edhe nji herë vilispicit t’pushtetit e ti mbushni xhepat para dimnit!

Ne kurrë s’keni me pasë edhe nji tjetër që kaq denjësisht do ta prezantoi popullin e vet!
Tani lirshëm mund ta krahasoni me Hasanin e ti kushtoni kangë e poezi edhe ju që e qelboset ket vend!
– Rrnofsh Albin Kurti!