May 9, 2024
Opinion

Po zgjohen nga gjumi “Patriotat”

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Tani më kanë filluar të zgjohen nga gjumi “ patriotat” që deri më tani ishin në gjumë për të kontribuar për populli, kombin dhe atdheun e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Këta janë “patriotatat” e vërtetë” që para katër vitesh e kishin marrur mandatin me votën e popullit e që e kishin harruar së paku njëherë për të e vizituar.

E sa për të kontribuar për këtë popull, për këtë komb dhe atdhe të tyre as që kishin menduar të bënin diçka të mirë.Për katër vitet që do i lënë pas në funksione dhe në poste të larta pushtetare nuk i shftytzuan as për popull, as për komb e as për atdhe, por i shfrytzuan për tendera, për korrupcion dhe për xhepin e tyre.E more populli i mjerë sa e sa vite ju mashtruan se do bëjnë gjithëçka për të mirën tuaj, por ato premtime i kishte bartur era. Ata kishin përfituar miliona për vete, ndërsa juve ju lanë në greminë e varfërisë. Jo vetëm që ju harruan dhe varfëruan e vet u pasuruan, por ajo që është më e dhembshme që juve të rejave dhe të rinjve ju larguan nga vendlindjet tuaja dhe nga atdheu juaj. E nga tani pa fije turpi po të njejtit vijnë tek ju për të ju bindur për të ua grabitur votat dhe të zënë poste në pushtet për të vazhduar korrupcionin aty ku do e lënë.Këta pra janë ca
“ patriota” të cilët me vite të tëra e mbytën për së gjalli këtë popull të mjerë për të e pasuruar veten, ndërsa juve, o populli im ju varfruan dhe për çdo ditë po ju largojnë nga vendbanimet tuaja stërgjyshërore duke mbetur pa njerëz, shkollat pa nxënënës, malet dhe fushat pa blegrimën e deleve, lopëve dhe…, pa zërin e fyellit t bariut. Fushat po mbeten mbushur me ferra dhe të pa mbjellura me bereqet. Edhe zëri i bilbilave tani kur po afrohet pranvera nuk do të këndojnë më me atë zë të bukur. Tani kanë filluar të këndojnë ata/ ato që duan sërish të ju mashtrojnë me premtimet e tyre për të ua marrur votata dhe për të kapur poste në pushteti për vete dhe juve sërish do të ju harrojnë.E ju, o populli im besojuni këtyreca “ patriotave” që po na largojnë nga atdhe ynë e nënat dhe baballarët tuaj me lotë në sy po mbeten te pragjet e dyrve të shtëpive.