Rritet vlera e Bitcoin-it
Vlera e kriptovalutës Bitcoin të premten në mëngjes ishte rreth 37 mijë e 400 dollarë, që është nivel më i lartë se çmimi i së martës.
Çmimi i kriptovalutës më të njohur në botë shënoi rritje që nga rënia në 33.472 dollarë për njësi të martën, por analistët në J.P. Morgan thonë se ndërrimi në strukturën e tregut jep shenja se dobësi do të ketë edhe më tej në horizont.
Në krahasim me kulmin e vlerës në muajin prill, çmimi i kriptovalutës Bitcoin ka rënë për 41 për qind, shkruan Fox News.
Ndryshe, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur shqetësim rreth qëndrimit të shtetit të El Salvadorit për ta bërë Bitcoin-in valutë paralele.
Investimi në kriptovaluta është bërë trend botëror vitin e kaluar dhe këtë vit. Këtij trendi nuk i ka shpëtuar as Kosova. Mendohet se shumë kosovarë kanë investuar shuma të konsiderueshme në kriptovaluta.