May 5, 2024
Maqedoni

Reshjet e shiut mbushin me ujë disa shtëpi në Tetovë (VIDEO)

Reshjet e shiut mbushin me ujë disa shtëpi dhe shumë rrugë janë bërë të pa kalueshme për këmbësorët. Siç shihet në videot e TS rrugët janë të mbushura me ujë dhe kanaizimet atmosferike janë bllokuar. Siç mësohet pas reshjeve të shiut ka edhe dëme në disa shtëpi, por ende nuk dihet se çka.

Autoritet lokale dhe shtabi i Krizave ende nuk kanë dalë për të parë gjendjen që është Tetova në këto momente ku shiu nuk ndalet.