BallinaMaqedoni

Rritet numri i të infektuarve nga lija e dhenve

Gjatë muajit të fundit janë raportuar gjithsej 1.431 pacientë me sëmundje akute infektive, që paraqet rritje prej 27 për qind krahasuar me muajin shkurt të këtij viti. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se sëmundja akute më e shpeshtë ishte lija e dhenve me gjithsej 825 persona të infektuar, ndërsa janë regjistruar edhe raste me shytat dhe zgjebe. Gjithashtu janë regjistruar edhe 239 persona të infektuar me kollë të keqe, që paraqet një rritje prej 99.2 per qind.

Instituti i Shëndetit Publik

“Gjatë muajit mars, sëmundja infektive më e shpeshtë e regjistruar është lija e dhenve me gjithsej 825 persona të regjistruar. Ato përbëjnë 57.7 për qind të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve në muaj dhe në grupin e dhjetë të sëmundjeve infektive më të shpeshta për këtë muaj zënë 58,5 për qind. Krahasuar me muajin paraprak, është shënuar rritje e rasteve me linë e dheve për 24.8 për qind, ndërsa krahasuar me muajin mars 2023 është shënuar një rënie prej 9.4 për qind”.

Në grupin e infeksioneve të transmetueshme me gjak, janë regjistruar 19 të sëmurë. Janë raportuar nëntë raste të sifilizit, gjashtë raste të hepatitit B viral, tre të hepatitit C viral dhe një rast të infeksionit me klamidia.

Instituti i Shëndetit Publik

“Janë regjistruar edhe gjashtë raste të hepatit B viral dhe tre raste të infeksionit pneumokokal me diagnozë meningjit pneumokokal, të cilët sipas moshës nuk I nënshtrohen imunizmit sipas Kalendarit të Imunizmit të Detyrueshëm në Maqedoninë e Veriut, dhe nuk janë të vaksinuar kundër këtyre sëmundjeve”.

Sipas raportit, dy rasye me shtyta infektive janë raportuar tek një person mbi 60 vjeç i pavaksinuar dhe tek një fëmijë i grupmoshës 5 deri në 9 vjeç. Ndërsa rasti i infektimit me zgjebsë, është regjistruar tek një shtetas i huaj nga Turqia.