Rritet numri i divorceve, shkak kriza ekonomike
Dashuria mund të jetë kryesorja që një çift të eci përpara në jetë, por sipas një sondazhi numri i divorceve në Gjermani është rritur për shkak të inflacionit.
Sipas sondazhit në fjalë, 11.4% e të anketuarve thanë se “kanë një problem” ose “kishin një problem” në marrëdhënien e tyre për shkak të vështirësive ekonomike.
Të paktën një në katër thotë se nuk mund t’ia dalin pa të ardhura shtesë. Gratë në veçanti, veçanërisht gratë me fëmijë, nuk kanë dëshirë të jenë të varura financiarisht nga burrat.
Kjo është me sa duket sepse gratë shpesh detyrohen të heqin dorë nga aspiratat e tyre për karrierë për t’iu përkushtuar familjes, ndërsa shumica e burrave e marrin si të mirëqenë që karriera e tyre të vazhdojë, me ose pa fëmijë.
Kur varfëria shkakton tensione, “ndjenjat dhe pasioni zvogëlohen ose humbasin rëndësinë që kishin dikur,” tha për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (dpa) Michael Marie , një këshilltar martese dhe marrëdhëniesh.
Në këtë rast nuk ka asnjë “recetë magjike” për të mbështetur një çift dhe për të shpëtuar marrëdhënien, secili çift duhet të gjejë ekuilibrin e vet.
Michael Marry beson se në shumë marrëdhënie paratë mbeten “tabu” dhe vlerëson se rreth një në dhjetë nga ata që kërkojnë këshillën e tij përballen me një ngërç financiar.
Madje disa nxitojnë t’i drejtohen një avokati dhe jo një këshilltari martesash, duke nisur pa u menduar dy herë procedurat e divorcit. Këtë fakt e konfirmon edhe Eva Becker, avokate e specializuar në të drejtën familjare me qendër në Berlin.
Por ajo thotë se gjatë rrugës mund të lindë një problem tjetër: çifti nuk ka më të njejtat ndjenja, por nuk mund ta “përballojë” divorcin financiarisht, sepse secili nuk mund të financojë familjen e tij, në mënyrë të veçantë.
Kështu që ata të dy janë të detyruar të mbeten “të huaj në të njëjtën shtëpi” dhe kjo ndodh shpesh në Berlin, ku qiratë janë rritur në mënyrë dramatike vitet e fundit.
“Që kur filloi lufta në Ukrainë, që kur filloi kriza energjetike dhe rritja e vazhdueshme e inflacionit, problemi është përkeqësuar,” tha Eva Becker .
Kjo është veçanërisht e vërtetë për personat me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të cilët pyesin se si mund të përballojnë kostot e një divorci. Të cilat nuk kufizohen vetëm në një qira shtesë, por shpesh përfshijnë mbështetjen për fëmijët.
/abcnews.al