Maqedoni

Rritet numri i bullgarëve në Tetovë (Video)

Sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme në Bullgari. Në këto zgjedhje do të mund të votojë edhe çdo shtetas bullgar që do të paraqitet sot në vendvotimet e hapura në mbarë Maqedoninë. Në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 169 votues, por mund të votojnë ata që nuk janë regjistruar, si dhe ata që nuk kanë ndonjë dokument të vlefshëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bullgarisë për herë të parë në këto zgjedhje ua jep këtë mundësi votuesve, transmeton Lideri.mk.

“DUKE PLOTËSUAR NJË DEKLARATË, E CILA DO TË KONTROLLOHET NË KONSULLATË DHE DO TË JEPET NJË ÇERTIFIKATË ME TË CILËN DO TË MUND TË VOTOHET. VJEN NE KONSULATË, PLOTËSOJNË DEKLARATË, JEPET VËRTETIMI DHE VOTON. NUK KA PROBLEM, ÇDO QYTETARE BULLGARE MUND TE VJETE TE VOTOJE”, dekkaroi për Tv Telma, Ivan Spasov, kryetar i Seksionit Zgjedhor.

Sipas listave të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor Bullgar, më së shumti voturs të regjistruar bullgarë për të votuar në Maqedoni ka në Kavadar 42, pastaj Prilep 41, Tetovë 40, 22 bullgarë janë regjistruar në Strumicë, 15 në Shkup dhe nëntë në Manastir ku votohet në Konsullatën e Përgjithshme.

Në këshillin zgjedhor ka qenë edhe ish-shefi i policisë së Manastirit, Dimitar Crnomarov, por në listën për votim në Manastir nuk figuron drejtuesi i klubit Vanço Mihailov, i cili së fundi është fshirë nga Regjistri Qendror. Këshilli zgjedhor thotë se votimi po zhvillohet pa probleme.