May 19, 2024
Maqedoni

Gostivari shënoi Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down me aktivitete origjinale

Me disa aktivitete, komuna e Gostivarit sot shënoi Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down. Aktivitetet filluan nga parku i qytetit ku me kryetari i komunës, Arben Taravari me bashkëpunëtorët e tij, shoqatat dhe qendrat të cilat punojnë me persona me aftësi ndryshe, ngjyrosën pëllëmbët e dorës me ngjyrë dhe lamë gjurmë te monumenti “Gostivar”.

Aktivitetei vazhdoi me shtrimin e një dreke solemne për këta persona dhe familjet e tyre, ku së bashku me administratën komunale shërbyem ushqim për këta persona.

Në aktivitet ishin ftuar Shoqata për persona me aftësi ndryshe “Bashkarisht Mundemi”, Qendra Ditore për fëmijë me nevoja speciale dhe dy paralelet speciale të shkollave fillore “Ismail Qemali” dhe “Mustafa Kemal Ataturk”.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down, për të pestin vit me radhë shënohet në Gostivar.