May 3, 2024
Maqedoni

“Liria ka emër”, marshim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Marshi për Drejtësi në Prishtinë ka nisur sot me një numër të madh të qytetarëve të cilët dolën për të mbështetur luftën e UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Po ashtu, do të ketë fjalime nga organizatorët e marshit.

Ky marsh vjen një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Klankosova.tv