May 14, 2024
Rajon - Botë

“Rritet në 600 numri i izraelitëve të vrarë në sulmin e elementëve palestinezë”

Mediat izraelite njoftuan se është rritur në 600 numri i izraelitëve që kanë humbur jetën në sulmin e elementëve palestinezë, transmeton Anadolu.

Televizioni “Kanal 13” (Channel 13) me qendër në Izrael dhe organet e tjera mediatike kanë ndarë informacione të përditësuara për izraelitët që kanë humbur jetën në sulmet e nisura nga grupet palestineze dje dhe të cilat vazhdojnë edhe sot.

Sipas kësaj, në sulmet që vazhdojnë që nga dje e deri më sot, kanë humbur jetën 600 izraelitë ndërsa 3 mijë të tjerë janë plagosur.