May 1, 2024
Kosovë

Ish-diplomati amerikan ‘ballafaqohet’ me Lajçakun për sulmin terrorist në Banjskë

Profesori amerikan, Edward Joseph, njëherësh edhe ish-diplomat, i ka kërkuar emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi që t’i bëhet presion Serbisë që të orientohet nga Perëndimi.

Joseph këtë kërkesë ia ka parashtruar Lajçakut në forumin “2BS” në Mal të Zi, të cilin më pas e ka publikuar në rrjetin social ‘X’, shkruan Gazeta Insajderi.

Ish-diplomati amerikan në pyetjen e tij drejtuar emisarit të BE-së pyet pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është distancuar nga sulmi terrorist.Lajçak deklaron se po vazhdon hetimi ndërkombëtar dhe, në momentin që dalin faktet, shtetet anëtare do të dalin me qëndrim.

“Kjo situatë është në qendër të Bashkimit Evropian. Shtetet anëtare po diskutojnë dhe është në domenin e shteteve anëtarë që të vendosin se a është mjaft apo jo. Nëse kjo është mjaftueshëm që të merren përfundime. Hetimet po vazhdojnë, ne kemi KFOR-in dhe EULEX-in në Kosovë dhe sigurisht shtetet anëtare kanë bërë të ditur se sapo t’i kemi faktet do të dalim me përfundime”, deklaroi Lajçak. /Insajderi.org/

https://x.com/edwardpjoseph/status/1711011541812703321?s=46&t=IAJNb5QO14_Bl17-P-pGqg