Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritje të çmimeve të derivateve të naftës.
Sipas vendimit të ri, çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1.5 denarë për litër. Me këtë, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 87 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me 89 denarë për litër.
Rritjen më të madhe e shënon EURODIZEL (D-E V), çmimi i të cilit rritet për 5.5 denarë për litër. Sipas vendimit të KRRE-së, çmimi i ri i naftës do të jetë 88 denarë për litër.

sqShqip