Çmimi i naftës në Kosovë është rritur për 3 deri 10 centë, varësish nga kompanitë që tregtojnë me naftë, pas shpërthimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Prej 1.15 deri në 1.21 euro sa kanë qenë, çmimet të hënën sillën nga 1.18 deri në 1.25 euro.
Kryetari i shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt tregjet e naftës.
“Rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje në prodhim apo transport po shtojnë pasigurinë në furnizimin global, duke shtyrë çmimet e naftës më lart. Vëmendja është veçanërisht te Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë. Çdo problem në atë korridor reflektohet menjëherë në tregje dhe zakonisht përkthehet në kosto më të larta të karburantit për konsumatorët”, ka thënë Berjani.
Ai ka thënë se çmimet aktuale në Kosovë janë 1.18€ deri 1.25 euro për naftë dhe 1.17 deri 1.24 euro për benzinë.
Irani godet rafinerinë më të madhe të naftës në Arabinë Saudite
Dronët iranianë kanë goditur rafinerinë Ras Tanura të Arabisë Saudite të hënën në mëngjes, ndërsa Kuvajti raportoi sulme të ndërprera, në ditën e tretë të sulme
koha.net
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit të shtunën, duke lënë të vdekur të paktën 555, përfshirë liderin suprem Ajatollah Kahmenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme ndaj Izraelit

