Rriten çmimet në treg, qytetarët ankohen për çmime të pa përballueshme
Pas heqjes së masave të qeverisë për çmimet e garantuara, në tregjet dhe marketet e vendit vërehet rritje e çmimeve të produkteve bazë. Qytetarët ankohen se çmimet janë shumë të larta dhe nuk mund ti përballojnë dot.
Qytetarët frikësohen se shtrejtimi i produkteve bazë do të vazhdojnë.
“Shtrejt janë kush nuk ka para shtrejt janë kush ka nuk janë shtrejtë.”, u shpreh një qytetar.
“Jo pak po shumë tepër, krejt janë shtrejtë po janë rritë jeta është e vështirë. Po deri met 10 pastaj 20 ditë po hjekim. E kemi katastrofë.”, tha një qytetar.
“Boll duken po kot, krejt janë shtrejtë. Jo asnjëherë muajin smund ta përballojmë.”, u shpreh një qytetar.
Shitësit nga ana tjetër thonë se ka rënë interesimi i qytetarëve për të blerë në treg.
“Po ka rritje të produkteve sepse çmimet doganore janë rritur, produktet e importuara janë më shtrejtë ndërsa prodhimi ynë vendor nuk është rritur. Kohëve të fundit frekuentimi i qytetarëve në treg është më i ulët ndoshta ka ndikuar heqja e masave të qeverisë.”, u shpreh një shitës.
“Momentalisht jo por pritet të rriten, pasi çmimet janë rritur nëpër markete. 20-30 denarë mund të rriten. Në vend se të ulen çmimet për Ramazan ato po rriten a rrogat askund nuk janë.”, tha një shitës.
“Shitja momentalisht është dobët por shpresomë se në muajin e Ramazanit do të jetë më mirë. Me shumicë çmimet janë shumë shtrejt prej jashtë që vijnë e kanë doganën më të lartë. Sallatat të Shqipërisë janë 70-80 den.”, u shpreh një shitës për TVM2.
Institucionet kompetente paralajmërojnë përforcim të kontrolleve për të ndërhyrë në rast të rritjes drastike të çmimit të produkteve, duke shtuar se Ligji për praktikat e pandershme tregtare që pritet të miratohet, pritet të amortizojë situatën.