May 2, 2024
MaqedoniRajon - Botë

Vuçiq: Serbia eksporton armët e prodhuara për shitje

Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për shitje, Ka deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas tij interesimi është aq i madh sa Serbia mund të shesë gjithçka që prodhon për 30 vjet vetëm përmes një kontrate.

“Gara e armëve nisi kur bota e kuptoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të mposhtej lehtë. Prandaj, të gjithë po armatosin veten pesë herë më shpejt”, tha Vuçiq gjatë një vizite në Institutin Tekniko-ushtark në Beograd.

Duke folur për prodhimin e brendshëm, Vuçiq tha gjatë ekspozimit të pajisjeve ushtarake se në të ardhmen synohet të prodhohen 5.000 dronë kamikazë që janë zhvilluar nga ekspertët e këtij instituti. Presidenti serb tha se plani është që deri në shtator të vihet në përdorim mjeti fletues pa pilot “Sparrow”.