Tre avionë luftarakë amerikanë janë rrëzuar aksidentalisht, ka njoftuar Komanda Qendrore e ShBA (CENTCOM). Sipas deklaratës zyrtare, avionët F-15 Strike Eagle u goditën gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit dje, në një moment kur hapësira ajrore ishte nën sulme aktive nga avionë iranianë, raketa balistike dhe dronë.

12:17 Bilanci i 3 ditë lufte në Lindjen e Mesme/ Mbi 555 persona të vrarë, Izraeli sulmon Hezbollahun. Britania, Gjermania e Franca i bashkohen SHBA-së

Kjo fundjavë shënoi sulme ndaj shteteve në gjithë Lindjen e Mesme, pas goditjeve të SHBA-së dhe Izraelit në disa qytete të Iran, ku u vra udhëheqësi suprem i vendit, disa zyrtarë të lartë dhe mbi 150 vajza në një shkollë fillore.
12:17 Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: Do i shkojmë deri në fund, presim viktima të tjera
Donald Trump duket këtë radhë i bindur t’i shkojë deri në fund konfliktit me Iranin. Mes njoftimeve se Irani po refuzon negociatat me SHBA-në, ai paralajmëroi një hakmarrje të fuqishme. Presidenti amerikan e bëri të qartë se lufta kundër Republikës Islamike nuk do të ndalet derisa Shtetet e Bashkuara të arrijnë çdo objektiv strategjik.

12:04 Izraeli godet zyrtarët iranianë të Inteligjencës, vritet zv.ministri dhe kreu i divizionit të spiunazhit

Në një deklaratë të re, Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) thotë se ka vrarë Sayed Yahya Hamidi, zv.ministrin iranian të inteligjencës për çështjet izraelite. Po ashtu, është vrarë Jalal Pour Hossein, kreu i divizionit të spiunazhit në ministrinë e inteligjencës, si dhe zyrtarë të tjerë të “regjimit”, thuhet në deklaratë. Deklarata nuk jep detaje se si, kur apo ku janë vrarë. Gjithashtu shton se selia e Ministrisë iraniane të Inteligjencës në Tehran u godit “pak kohë më parë”.

11:59 Investigimi i CNN/ Si u përgatitën sulmet precize që shkatërruan udhëheqjen e Iranit, udhëtimi që i shpëtoi jetën ministrit të Jashtëm

Sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit arritën të eliminonin 48 liderë të Iranit brenda pak orësh. CNN ka zbërthyer përmes videove dhe imazheve satelitore se si sulmet e SHBA-së dhe Izraelit vranë udhëheqësin suprem iranian, Ali Khamenei, dhe çmontuan strukturën komanduese të regjimit.

11:16 “Sulmet në Iran mund të zgjasin 4 javë”, Trump: E godita Khamenein para se të ma bënte ai mua

Donald Trump deklaroi të dielën mbrëma se ai e eliminoi Ajatollahun e Iranit, Ali Khamenein, “para se ai të më eliminonte mua”, ndërsa forcat izraelite godisnin objektiva në mbarë Iranin dhe shtonin sulmet në Libanin jugor. Trump komentoi mbi vrasjen e Khameneit pas një fushate ushtarake që goditi udhëheqjen më të lartë të Iranit dhe pas sulmeve hakmarrëse që lanë të vrarë tre ushtarakë amerikanë.
11:13 Tensionet në Lindjen e Mesme dhe vrasja e Khameneit, sulmohet Qendra Kulturore iraniane në Ekuador
Një sulm i dhunshëm ka ndodhur në Qendrën Kulturore Iraniane në Kito të Ekuadorit, ku një grup njerëzish me flamuj amerikanë, iranianë dhe izraelit sulmuan personat që ndodheshin në qendër.

10:53 “U shkelën ligjet ndërkombëtare”/ Bombardimet në Iran, nëntë spitale dëmtohen rëndë

Të paktën nëntë spitale janë dëmtuar rëndë në Iran gjatë bombardimeve që kanë hyrë në ditën e tretë, raportojnë mediat iraniane. Deputeti Mohammed Beigi deklaroi se sulmet kanë goditur objekte shëndetësore, duke i cilësuar ato si shkelje të hapur të ligjeve ndërkombëtare.
10:30 Shpërthim i ri pranë Dubait, turistët kalojnë natën e dytë të bllokuar në kroçere
Disa turistë kanë mbetur të bllokuar në një anije kroçere në portin e Dubait, ku po kalojnë natën e dytë në bord pas pezullimit të transferimit drejt Dohas, aeroportit nga ku do të niseshin për t’u kthyer në Itali. Bëhet fjalë për pasagjerët e anijes MSC Euribia, e cila mbeti e ankoruar në Dubai për shkak të nisjes së konfliktit dhe mbylljes së hapësirës ajrore.

10:24 “Jeta vazhdon”, banorët e Tel Avivit flasin për Top Channel: Irani do të mundet
Të gjetur nën sulmin e raketave iraniane, banorët e Tel Avivit shmangin të dalin jashtë nëse nuk e kanë një arsye serioze për ta bërë këtë. Ekipi i Top Channel në Izrael vizitoi një ndër zonat të cilat preferohen prej banorëve për shëtitje.

09:49 “Droni që goditi bazën britanike ishte iranian”, Presidenti i Qipros: Nuk kemi ndërmend të…

Një dron iranian ka goditur bazën ushtarake britanike në Qipron jugore, duke shkaktuar dëme materiale. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, i cili bëri të ditur se menjëherë pas mesnatës një mjet ajror pa pilot i tipit “Shahed” u rrëzua brenda objekteve ushtarake britanike në Akrotiri.

09:26 Sulmet ndaj Iranit/ Nga B-2, Tomahawk, Patriot te THAAD në aksion, lista e plotë e armëve të përdorura nga Uashingtoni

SHBA-të kanë përdorur një pjesë të arsenalit të tyre më të avancuar ushtarak në sulmet ndaj Iranit, duke mobilizuar forcën më të madhe në Lindjen e Mesme në dekada. Pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-të ishin “të përgatitura dhe të ngarkuara”, Uashingtoni ndërmori sulme të drejtpërdrejta në bashkërendim me Izraelin.
09:16 Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani
Lufta SHBA-Izrael e cila nisi ndaj Iranit, po përshkallëzohet gjithnjë e më tej, teksa tensionet kanë hyrë në ditën e tretë. Dhjetëra persona kanë mbetur viktima të sulmeve, nga Irani deri në Kuvajt.

08:52 “Hezbollahu zgjodhi regjimin iranian, do ta paguajë shtrenjt”, Forcat Mbrojtëse të Izraelit: Sulmet do të zgjasin disa ditë

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar nisjen e një fushate ofensive kundër Hezbollah në Liban, e cila sipas tyre pritet të zgjasë disa ditë. Shefi i Shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, deklaroi se Izraeli nuk do të mbetet më vetëm në pozicion mbrojtës, por po kalon në ofensivë.
08:40 Po qëndronin trupat e SHBA-së, tre dronë të armatosur rrëzohen mbi aeroportin e Erbilit në Irak
Tre dronë të armatosur janë rrëzuar mbi aeroportin e Erbil, në rajonin e Kurdistanit në Irakun verior, sipas Reuters, që citon burime të sigurisë. Në aeroport janë të stacionuara trupa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çka e bën zonën një pikë të ndjeshme në kontekstin e përshkallëzimit të tensioneve në rajon.

08:19 Sulm pranë ambasadës së SHBA në Kuvajt, autoritetet amerikane njoftim qytetarëve të saj: Strehohuni në shtëpi deri në një njoftim të dytë

Re tymi janë parë duke u ngritur mbi Kuvajt, pas raportimeve për një sulm të mundshëm pranë ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë vend. Pamjet e fundit tregojnë shtëllunga tymi mbi zonën urbane, ndërsa Ambasada Amerikane në Kuvajt ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë, duke u kërkuar të mos paraqiten në ambientet e saj dhe të strehohen në shtëpi deri në një njoftim të dytë.
08:00 Avioni luftarak mori flakë në ajër, rrëzohet pranë një baze amerikane në Kuvajt
Një avion luftarak është rrëzuar mbi Kuvajt pranë një baze ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Avioni mori flakë në ajër dhe ra drejt tokës me një rrotullim të ngadaltë, përpara se të zhdukej nga horizonti.
07:52 Qindra të vdekur si pasojë e sulmeve, Irani: Nuk do të negociojmë me SHBA-në
Irani ka deklaruar se nuk do të rikthehet në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes raportimeve për përpjekje për rifillim të dialogut mes Teheranit dhe Uashingtonit.

07:13 Izraeli vijon sulmet, u bën thirrje libanezëve që jetojnë në më shumë se 50 fshatra: Duhet të largoheni

Izrael u ka bërë thirrje banorëve të më shumë se 50 qyteteve dhe fshatrave në Liban që të evakuohen menjëherë, duke paralajmëruar për sulme të mundshme. Autoritetet izraelite kërkojnë që civilët të largohen të paktën 1.000 metra nga zonat e banuara dhe të zhvendosen në hapësira të hapura për sigurinë e tyre.

sqShqip