Kolumna

Rreth flamurit të përbashkuar

Shkruan: Arben Taravari

36

Rudyard Kipling, ky poet gjenial nobelist i cili ka sjellë poezinë e famshme “If” e përkthyer me aq mjeshtëri në gjuhën shqipe, nga i madhi Fan Stilian Noli, ndër të tjera ka thënë që: Fjalët janë ilaçi më i fuqishëm i qenies njerëzore!
Fjalë që formohen nga shkronja! Kode të dala nga labirinthe të lashtësisë.
36 tinguj që formojnë gjuhën Shqipe apo Shqype si i thoshte At Gjergj Fishta. 36 germa që formojnë alfabetin shqip, që të lejojnë të formosh fjalë si: Atdhe, Nënë, Fëmij, Babi, Motër, Vlla, Shok e Shoqe! Shkronja që lejojnë mesharin të shkruhet shqip dhe të dëshmojë lashtësinë tonë, shkronja që para inatit grek e për inatin grek dëshmojnë që shkrimet e vjetra zbërthehen në shqip e jo greqisht! Shkronja që bëjnë Konicën të jetë një nga diplomatët më të zgjuar të kohërave në botë! Shkronja që bëjnë Kadarenë të shpallet Princ i Asturias dhe të kandidoj për disa herë për çmimin Nobel në letërsi që e fitoftë dhashtë Zoti!
Shkronja që mbushin rrugët me thirrjen “Oh sa mirë me qen shqiptarë!”
Alfabet që na jep mundësinë të këndojmë vargjet e Asdrenit:
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshirë dhe një qëllim
Aty të gjithë duke u betuar
Të lidhim besën për shpëtim
Shkronja që edhe pse të tjerët na ndanë mizorisht, na mbajtën bashkë sepse bënë të gjithë shqiptarët të flasin Shqip!
Gjuhë e cila është piskamë për të sëmurët, por është muzikë për veshët e shqiptarëve!
Gëzuar ditën e Alfabetit! Festën e Kuantit të Çmuar! Festën e Shkronjës!