May 16, 2024
Kolumna

Me armatim të sofistikuar, Kosova jo për 9 orë po për 9 muaj, s’mund të pushtohet nga Serbia!

Fadil Maloku
1. Ky kontigjent i mjeteve ushtarake, dëshmon më së miri se Kosova nuk është Afganistan. Ku ushtria e vendit kolapsoj për pak kohë, vetëm e vetëm si tha Presidenti Joe Biden, se “nuk deshën të luftojnë për vendin e tyre”!?
2. Tani kur të krahasohet kjo shkallë gatishmërie e FSK-ës,(anipse, ende e paarmatosur sa dhe si duhet), kuptojmë që nuk qëndron krejt çështja vetëm te armatimi, por edhe te morali dhe gatishmëria e një shteti dhe populli për ta mbrojtur vendin e vetë.
3. E gjithē ata “analista” që shprehën dyshimin dhe mbjellën defetizmin se gjëja Kosova … madje edhe Shqipëria mund të pushtohen lehtësisht, për vetëm 9orë nga ana e Serbisë, duhet thënë se e kishin gabim!
Thank you USA!