May 7, 2024
Kolumna

E dija se nuk mund të i përballoni tradhtisë

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

E dija se para të vërtetësh është shumë vështirë të përballoni, por ia nisa me shumë seriozitet që të i dilja në fund. Këtë bindje e kisha të sigurtë se me ju që përballohesha nuk do të marrë asnjëherë përgjigje dhe ashtu ndodhi.Nga të gjitha ato shkrime nuk mora sëpaku njëherë një përgjigje nga ju, sepse vetëm drejtësia të mbanë për të përballuar deri në fund duke afruar argumenteTradhëtia dhe vrasja pas shpine nuk ka trimfuar asnjëher sa mbanë mend historia,sepse para drejtësisë gjunjëzohen edhe mbretrinjtë Unë mund të ju quaj juve mbretrinj. Unë juve që në fillim ju quajta maskarenj, pakurrizorë, intrezxhinj, tradhëtarë që vrani pas shpine për interese shumë të thjeshta personale, grupore dhe…Një gjë të tillë e bëjnë vetëm të pabesët dhe dyftyrëshat dhe ashtu ndodhi.Nga mungesa e ballafaqimit të me drejtësinë, ju zgjodhët heshtjen. Ju heshtët, sepse kishit bërë tradhëti pas shpine. Ju kishit vepruar si dhelpërat dinake. Po e përsërisë se në fillim zgjodhët heshtjen duke menduar se unë nuk do ua nxjerri hapur të gjitha pabesitë tuaja.Tani më i kishit të gjitha rrugët e mbyllura që të ballafaqoheni dhe zgjodhët përsëri dinakrinë. Dinakrinë për të i ikur tradëtisë u konsultuat mes vete se nuk ju kishte mbetur rrugëdalje pos të më largoni ( bllokoni) nga facbboku. Këtë urdhër e morët nga ai i cili ju futi në këtë lojë për intreset e tij të një pabesi dhe dhe kariristi.Unë një gjë të tillë nuk e pëlqeva. Jo që kisha dëshirë të ju kisha në” miqsinë” time juve të pabesë që vrani pas shpine, por kisha dëshirë të ju kem në “ miqësinë” time në facbook që tua them të gjitha edhe pse sipas meje me argumeta ua përcolla nëpërmjet shkrimeve të mia gati të gjitha.Po ju heshtët. Heshtët. Heshtët, sepse nuk mundët të ballafaqoheni me të vërtetën dhe të mbuloni tradhëtinë tuaj. Kështu veprojnë tradhëtarët kurr nuk mund të e mbulojnë tradhëtinë e tyre. Mendojnë se me bllokimin nga facbooku do të qetësohen. Të tillët që bëjnë tradhëti pas shpine asnjëherë nuk mund të qetësohen. Jo vetëm në këtë botë, por edhe në botën tjetër. As në varrin e tyre nuk do mund të jenë të qetë, sepse tradhëtia nuk ua mundsonë qetësinë edhe në varr të pabesëve që vrasin pas shpine për intreset e tyre personale, grupore, klanore dhe…