April 28, 2024
Maqedoni

“Rrëshqasin” teposhtë çmimet e banesave, pasi u ulën çmimi i hekurit, çelikut dhe drurit

Çmimet e hekurit dhe çelikut po “rrëshqasin” teposhtë në bursat botërore tani dy javë me radhë, kurse tani kanë filluar të bien edhe çmimet e bakrit dhe drurit.
Rënie e çmimeve të tyre, paralajmëron rënien e çmimit të shtëpive dhe banesave, pas dy viteve rritje të vazhdueshme. banesave dhe shtëpive Tani lëvizja e çmimeve pritet të shkojë në drejtim të kundërt-prej lart të bien poshtë, respektivisht të ilen, shkruan Faktor.mk.

Sipas ueb faqes Tradingeconomics, që e përcjell levizjen e çmimeve të produkteve, valutave dhe aksioneve në bursat e mëdha botërore, muajin e fundit hekuri është liruar për 10,38 për qind, duke rënë në 116 dollarë për ton, kurse e njëjta gjë po ndodh edhe me çelikun duke shënuar rënie për 7,92 për qind në nivel mujor dhe për momentin shitet për 4.395 dollarë për ton.

Bakri për momentin është në nivelin më të ulët në 16 muajt e fundit dhe vazhdon të bie. Vetëm muajin e fundit ka humbir vleë për 13,16 për qind dhe në bursat botërore shitet me çmime 8.309 dollarë. Tani edhe druri ka filluar të humbë çmim për 6,28 për qind për një muaj.

Tregtarët megjithatë paralajmërojnë se çmimet e patundshmërive nuk do të bien menjëherë, sepse ato janë ndertuar me material të shtrenjtë.
Rënia e çmimeve do të ndodhë në momentin kur të vijnë në radhë për shitje patundshmëritë e ndërtuara me çmime të lira.