Kovaçevski: Çështjet historike nuk janë në propozimin e ri francez

Kryeministri Kovacevski ka theksuar se vendi ka plan dhe strategji që japin rezultate, duke bërë thirrje që të gjithë të përmbahen nga spekulimet dhe të mbështeten në informacione zyrtare. Vendimi, sipas Kryeministrit do të merret në mënyrë konstruktive duke mbrojtur interesat kombëtare.

“Qëndrimi ynë ishte se cështjet historike nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese dhe kjo është future në këtë propozim. Nga nesër Ministri I Jashtëm do të ketë konsultime në detaje me mediat rreth propozim dokumenteve” – tha Kryeministri.

Kryeministri paralajmëroi se propozimi francez do të shqyrtohet edhe nga Kuvendi I RMV-së.