Rrëfim i rrallë i humanistës Lençe Zdravkin: Zgjohem me porositë e emigrantëve që janë shëndosh e mirë në Evropë
“Këto ishin në Gjevgjeli dhe gruaja ishte shtatzëne në muajin e fundit”, thotë Lençe Zdravkin, humaniste.
Ky është një nga shumë raste të emigrantëve që janë ndihmuar nga humanistja Lençe Zdravkin, shtëpia e saj është shumë pranë hekurudhës në Veles dhe emigrantet e fundit që kanë ndaluar në oborrin e sajë ka qenë dy javë më pare.
“Të fundit ishin tre të rinj nga Maroku, ishin në gjendje shëndetësorë të mirë, nuk qëndruan gjatë, i ndihmova me atë që është e përditshme dhe mund t’i ndihmoj në këto momente dhe e vazhduan udhëtimin, ende nuk kam ndonjë përgjigje, pres të me telefonojnë sepse të gjithë që kanë ndaluar kërkojnë kontakt, me informojnë deri ku janë, jam pak e shqetësuar sepse dy javë e gjysmë kanë kaluar dhe nuk janë lajmëruar ku janë”, pohoi Lençe Zdravkin, humaniste.
Se sa emigrant kanë ndaluar në oborrin e Lençës për të kërkuar ndihmë, ajo nuk mban statistika por thuajse çdo ditë merr porosi falënderimi nga emigrantet që janë ndihmuar dhe kështu e fillon mëngjesin e saj.
“Unë nuk praktikoj të mbaj statistika por numri është vërtet i lartë, dhe njerëz tanë që shkojnë në Gjermani, Austri, të afërm, bashkëqytetarë, shpesh ndodhë të me thirrin dhe të thuan; Lençe këtu jemi me disa emigrantë nga Pakistani, Afganistani dhe na thuan që ty të njohin dhe se i ke ndihmuar, pra gjithmonë jam e informuar për gjendjen e tyre”, theksoi Lençe Zdravkin, humaniste.
Lençe thotë se e vetmja gjë që duhet të kuptojmë është se ato janë njerëz që kanë lënë gjithçka pas për të kërkuar jetë më të mirë.
“Ndoshta njerëzit i shohin me sy tjetër por unë i shoh ndryshe, kur të uli të bisedoni, ata janë të njëjtë si ju, si unë, si fëmijët e mi, të shkolluar, të mirë, sikur të ishin të këqij do të merrnin pushkën në duar dhe do qëndronin atje, por janë persona që kanë lënë në gjysmë shkollimin dhe të nisen me një çantë për të kërkuar rrugën e tyre”, tha Lençe Zdravkin, humaniste.