May 13, 2024
Maqedoni

Publikohet anketë e re për partitë dhe politikanët, VMRO-DPMNE dhe Mickovski udhëheqin bindshëm

Po rritet numri i qytetarëve që janë të pakënaqur me punën e kësaj qeverie, po rritet edhe përqindja e votuesve të përcaktuar që do të dilnin në zgjedhje, po rritet edhe rejtingu i partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe liderit të saj Hristijan Mickoski. Ajo që është interesante është rritja e popullaritetit të partisë së re politike ZNAM dhe liderit të saj Maksim Dimitrievski. Këto janë pjesë nga rezultatet e anketës telefonike të cilën agjencia Market Vision e ka bërë me 1200 të anketuar nga 15 deri më 24 mars, me porosi të redaksive të MKD.mk.

Madje 70 për qind e qytetarëve të anketuar mendojnë se gjërat në Maqedoni po shkojnë në drejtim të gabuar. Vetëm 16.5 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se drejtimi është i saktë.

Megjithatë, si në sondazhin e mëparshëm nga dhjetori i vitit të kaluar, problemi më i madh për qytetarët është krimi dhe korrupsioni në vend (29.2%), inflacioni, rritja e çmimeve dhe kostoja e jetesës janë në vendin e dytë (17.6%), papunësia 14.2 për qind, emigracioni i të rinjve 7.8 për qind.

Rezultatet e plota të anketës në këtë LINK.