May 9, 2024
Maqedoni

“Rrahu vajzën dy vjeçare deri në vdekje” – futet në paraburgim babai nga Kërçova!

Babai nga Kërçova, i dyshuar për vrasjen e vajzës së tij dyvjeçare, ka marrë paraburgim prej 30 ditësh, njofton SVR Ohër.

Pas vendimit të gjykatës së Kërçovës, ai është transferuar për të vuajtur dënimin në burgun e Manastirit.

Për babain e dyshuar, më 11 janar, Prokuroria Themelore Publike (OJO) Kërçovë ka hapur hetim për veprën penale të vrasjes.

“Më 18 dhjetor 2023, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i dyshuari i ka marrë jetën vajzës së tij, e lindur në vitin 2022. “Ai e ka goditur disa herë me duar dhe këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike – një kockë të thyer të kafkës, gjakderdhje në tru dhe dy brinjë të thyera”, tha prokuroria.