Policia e Maqedonisë së Veriut ka zbardhur rastin ku një shtetas i Turqisë ka ndërruar jetë pasi ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi ishte rrëzuar në vendin e punës.
“Kompleksi i Klinikave „Nëna Terezë“ ka denoncuar se me një automjet privat të një personi tek ta me lëndime të rënda trupore ishte sjellë М.А.О.(61) nga R. e Turqisë, e pasi që e ka lënë të lënduarin, personi është larguar me
automjetin. I lënduari rreth orës 19:30 ka ndërruar jetë, ndërsa mjeku konstatuar vdekjen”, njoftoi Policia.
Trupi i tij është dorëzuar për obduksion, ndërkohë policia ka vazhduar me zbardhjen e rastit, për çka ishte njoftuar edhe Inspektorati i Punës dhe prokurori publik.
Viktima i gjallë ishte sjellën në spital nga H.M. i cili në një bisedë informative me policinë ka sqaruar se viktima në momentin që ishte rrëzuar gjendjen në një kantier ndërtimi në Shkup.