Ristovski: Çmimet e ushqimit do të rriten deri 50 për qind

Çmimet e produkteve ushqimore pritet të rriten deri në 50 për qind. Oda ekonomike paralajmëroi se trended botërore të shtrenjtimit të produkteve ushqimore do të vazhdojnë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe kërkoi që qeveria të ndërmarrë masa. Vasko Ristovski nga Oda ekonomike tha se kompanitë vendore të industrisë përpunuese, përballen me rritjen e çmimeve të lëndëve të para. Ai sqaroi se shpenzimet themelore të prodhimit në bujqësi janë rritur për 70 – 80 për qind.

Vasko Ristovski, Oda ekonomike

“E gjithë industria e mishit kërkon nga Qeveria që t’i ndihmohet që të mundet të funksionojë, ndërsa edhe konsumatorët të jenë të mbrojtur. Nëse lëndët e para vitin e kaluar u shtrenjtuan deri 40 për qind, pritet që shtrenjtimi i produkteve finale të jetë prej 40 – 50 për qind, ndërsa këtu gjithsesi duhet të shtohet edhe çmimi i ri i lëndëve djegëse. Përderisa zinxhirët vendorë të shitjes me pakicë te ne ende heshtin dhe në qetësi i ngritin çmimet, supermarektet në SHBA dhe Britani të Madhe haptas publikojnë se çmimet e ushqimit do të rriten në vjeshtë”.