Maqedoni

Rinitarët e Strugës rreshtohen pas Idri Istrefit dhe Zijadin Selës

Me disa nga struganët 18-19 vjeçarë , që për herë të parë do t’u drejtohen kutive të votimit

E dashur Rini, të dashur 18 vjeçarë të Strugës,

Dua t’ju shpreh rëndësinë e votimeve në përgjithësi dhe zgjedhjeve të 17 tetorit në veçanti.
Shumë njerëz me gjasë ju thonë se gjoja, nuk ia vlen të votosh, të gjithë janë njësoj, se nuk kemi asgjë në dorë, se asgjë nuk varet prej nesh, etj.
Ne duhet t’ua dëshmojmë të gjithë atyre që mendojnë se këtu nuk ka të ardhme, se ata e kanë gabim. Duke besuar se e ardhmja është afër dhe e jona, vetëm si të tillë ne mund ta ndryshojmë atë. Por, a mundemi secili veç e veç, apo me fuqinë e vendimeve të ngjashme?
Më 17 tetor do të shfaqen disa alternativa.
Ne do të tregojmë se si e shohim jo vetëm problemin, por edhe zgjidhjen.
Me dëgjesa publike, me konsulta me profesionistë, e pastaj me prezantime dhe kontakte të drejtpërdrejta, do të tregojmë se në ç‘mënyrë do të përmirësojmë të ardhmen e përbashkët.

Si ta bëjmë ajrin që thithim më të pastër?
-E thjeshtë, duke mos prerë pemë më, por duke mbjellur mijëra rrënjë të reja në hapësirat urbane dhe rurale .

Si ta zgjidhim problemin me ujin e pijshëm?
-Duke e bërë atë prioritet dhe jo duke shpërdoruar para nëpër dreka e darka zyrtare.

Si ta bëjmë komunën një institucion të besueshëm?
-Duke punësuar njerëz të ndershëm e punëtorë, duke i mbështetur ata të ciët punojnë mirë, duke denoncuar te organet e rendit dhe drejtësisë ata që shpërdorojnë qoftë edhe 1 denar të vetëm.

Si ta bëjmë vendin tonë më të sigurt?
-Duke mos harxhuar para për AUDI A8 me TIMON LËKURE prej GJARPËRI, por duke blerë makina të reja për shuarje zjarri, duke investuar në pajisje, zjarrfikëse bashkëkohore.

E dashur rini,

Ta dini se prej tash jam shoku juaj më i ri, por besnik e fanatik i gëzimit tuaj! Ma keni mbush zemrën!