May 20, 2024
Maqedoni

Kampioni olimpik Shaban Tërstena fali namazin e Xhumasë në Likovë (Foto)

Kampioni olimpik Shaban Terstena sot ka qëndruar në fshatin Likovë, ku e ka falur namazin e Xhumasë. Ai është mirëpritur nga imami i xhamisë së Likovës, Bajram Ajeti.
“E falënderojmē nga zemra vëllaun tonë Shaban Tërstenën kampionin botërorë me respekt të veçantë për vizitën që na e bëri sot tërë banorët e Likovës para faljes së namazit të xhumasë në faltoren e bukur të Likovës, pastaj shkuam me një rastë vdekje dhe KELIMETUT – TEVHID të vëllezërve tanë te djemtë e haxhi Musaut, djemt e tij Besnikun, Blerimin dhe Armendin që na nderuar neve familjen më të ngushtë, miqtë ,dashamirët dhe shoqërinë në përgjithësi nga të gjitha anët e botës”, ka shkruar me këtë rast, imami Ajeti.
Tërstena është mirëpritur edhr nga Banorët e Likovës.