April 26, 2024
Maqedoni

Rikthehen radhët para pikave të vaksinimit në Tetovë

Pritjet e gjata para pikës rajonale të vaksinimit te shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë, janë kthyer sërish. Në mesin e turmës, kamera e televizionit Alsat regjistroi edhe njerëz që prisnin në radhë pa maska.

Jeni pa maskë a s`keni frikë se mund të infektoheni?

“Ka dy orë pres, po jo s`kam frikë. Pres e detyrueshme është ta marrim vaksinën.

Po përse nuk e mbani maskën?

“Epo duhet ta ndezi një duhan”.

“Dy orë pres, për të dytën. Ma kanë dhënë terminin në dhjetë e dhjetë po ja asgjë s’ka”.

Maskën ja ku e kam po se mbaj shumë, radhë ka, zi me njerëz është”.

“Unë e kam terminin në 11 e 35 po tash thonë ka ra sistemi, jo dozën e dytë e kanë do në ora 9 e 30, e ne që jemi në 10:30 duhet në 13 e 20 kjo nuk është normale. Shteti na thotë vaksinohuni shteti na rreth na vonon, mjerim për këtë popull. Kjo tollovi na frikon se nuk e dimë a janë të vaksinuar, maska nuk mbanë, shteti dhe ujë duhet të na jep se nga dy tre orë presim”.

Vonesat janë pasojë e si pasojë e rënies së shpeshtë të sistemit, por edhe kabinave të pamjaftueshme, thotë mjekja kujdestare.

Shkaku se këtu tek shkolla zhvillohet rivaksinimi, pra vetëm këtu, prandaj edhe kemi shumë grumbullime jashtë. Arsyeja tjetër përse ndodh grumbullimi është se kemi ngecje në sistem. Prej në mëngjes ka pasur disa orë që s`ka punuar, 30 minuta apo një orë nuk punon si duhet andaj dhe kemi mbetur pak pas me terminë – u shpreh Edona Salii.

Për dallim nga periudha e kaluar, javët e fundit ka rritje të interesimit për vaksinim në rajonin e Tetovës. Tani sipas Ministrisë së Shëndetësisë përqindja e të vaksinuarve në rajonin e Tetovës ka arritur në 37 për qind nga 19 për qind sa ishte më parë. Në krahasim me qytet tjera, vaksinimi në Tetovë mbetet ende në nivele të ulëta. Në spitalin e Tetovës janë të shtruar 106 persona, shifër kjo më e ulët në krahasim më ditët e kaluara. Por pjesa dërrmuese e tyre janë me oksigjeno-terapi. Në Njëzet e katër orët e fundit, betejën me virusin korona e kanë humbur katër persona.

Bashkim Sulejmani