Në një kohë kur qytetarët kërkojnë profesionalizëm, përgjegjësi dhe afërsi nga institucionet, Rijat Ali është shndërruar në një nga figurat më të respektuara të sigurisë në rajonin e Pollogut. Me përkushtim, seriozitet dhe qasje profesionale, ai ka dëshmuar se posti i drejtuesit nuk është vetëm privilegj, por mbi të gjitha përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Nën drejtimin e tij, fokusi ka qenë te rendi, siguria dhe forcimi i besimit mes policisë dhe qytetarëve. Shumë banorë të Tetovës dhe Pollogut e vlerësojnë për komunikimin e hapur, vendosmërinë në punë dhe gatishmërinë për t’u përballur me sfidat e përditshme përcjell www.fol.mk
Udhëheqësit e mirë nuk maten vetëm me pozitën që mbajnë, por me ndikimin që lënë pas. Për shumë qytetarë, Rijat Ali përfaqëson një shembull të profesionalizmit, përkushtimit dhe shërbimit ndaj interesit publik.fol.mk

