Deputeti i ASH Taravari, Rijad Shaqiri në intervistën për Alsat ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë ligjin për “Safe City”.
Në këtë mënyrë edhe ASH Taravari del me qëndrim të kundërt me partnerin e koalicionit, BDI, e cila ka dakorduar me pushtetin përkrahjen e ligjit.

Shaqiri, siç transmeton Lideri.mk, vlerësoi se ligji diskriminon qytetarët e disa qyteteve, prandaj edhe si parti jo vetëm që do ta kundërshtojnë por edhe do ta ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese nëse miratohet në Kuvend.

sqShqip