Duda Balje ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
E pyetur nga Insajderi lidhur me situatën e rezultateve dhe mundësinë për t’u bërë deputete, Balje është shprehur shkurt: “Tash për tash po”.
Sipas të dhënave preliminare, partia e saj, SDU, ka arritur të marrë 2,395 vota në nivel vendi.
Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmojnë nëse Balje do të zyrtarizohet si deputete.

