May 2, 2024
Kosovë

Reshjet e borës lënë pa rrymë Prishtinën, Ferizajn, Mitrovicën dhe Prizrenin

Për shkak të reshjeve të borës, mungesë të energjisë elektrike kanë pësuar rajonet e Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës dhe Prizrenit.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Lulzim Krasniqi nga KEDS-i.

Tutje Krasniqi tha se ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike.

Reshjet e borës kanë nisur të bien në orët e hershme mëngjesin e sotëm. /Klankosova.tv