Kolumna

Republikat “demokratike” të çmendurive të mëdha dhe të monopoleve pa kufi!

Shkup: Ejup Berisha

Kaloi muaji i shenjtë i Ramazanit por dhe festa e bajramit. Ata pjesëtarë të fesë myslimane që e agjëruan Zoti i madhërueshëm ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat e mira të cilat i kanë bërë gjatë 29 ditëve të kaluara. Tani të gjithë ata individë që sakrifikuan për Perendinë duhet ti kthehen ritmeve të përditshmërisë dhe të tentojnë që ta jetojnë jetën e tyre sikur që bëjnë të gjithë njerëzit e tjerë të botës. Për ta bërë këtë gjë duhet të ketë ambient më të shënoshë dhe më të qetë familjar dhe shoqëror.

Dhe mu këto gjëra në këtë kohë apo dhe në këtë aktualitet për fat të keq nuk janë apo mungojnë. Fatkeqsisht ritmin normal dhe të qetë të jetës familjare dhe shoqërore e kanë prishur disa individ të pandërgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm të cilët kanë vendosur monopol mbi gjithçka në shtet dhe në shoqëri. Prandaj meqë disa individë nuk po sillen në mënyrë normale atëher edhe ambienti jetësor te ne është jonormal. Njerëzit nuk duhet ta monopolizojnë jetën dhe aktivitetet shoqërore sepse këto nuk u takojnë vetëm atyre por të njëjtat u takojnë të gjithë njerëzve. Monopolet dhe uzurpimet janë vyrtyte shtazarake e jo vyrtyte njerëzore. Individët normal duhet të jenë më të butë, më tolerant dhe më solidar mes vete kështuqë të mirat dhe resurset shoqërore këta duhet ti ndajnë me të gjithë individët e tjerë në shoqëri e jo të njëjtat ti përvetsojnë vetëmse për veten e tyre, pasiqë këto përsëris janë të të gjithë individëve.

Nëse ka monopol mbi të mirat dhe resurset shoqërore atëher njerëzit jetojnë në kushte jonormale dhe në ambient të ngjashëm jetësorë dhe shoqëror. Kur njerëzit jetojnë në kushte të tilla dhe në këso ambienti atëher Republika e tillë njihet si Republika Jonormale e cmendurive të mëdha apo dhe e monopoleve pa kufi. Cilat janë këto Republika? do të ishte mirë të mos përmend emra konkret shtetesh por nuk po mund ta bëj këtë gjë sepse realiteti duhet thënë. Pra ky sado i hidhur të jetë nuk duhet që të heshtet. Republikat e tilla i takojnë si të këtij rajonit tonë ku jetojmë ne por edhe më gjërë në botë.Prandaj duhet bërë dicka që gjithcka të kthehet në normalitet të pakohen cmenduritë por edhe të zhduken monopolet.