Në industrinë e Maqedonisë së Veriut u regjistruar rënie e numrit të të punësuarve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.8% në muajin dhjetor të vitit 2025 krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rënie më e madhe e punësimeve u regjistrua te përpunimi i drurit (15.1 %), ndërkohë rritja më e madhe ishte te prodhimi i produkteve kompjuterike (10.7 %).
“Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – dhjetor të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – dhjetor të vitit 2024, është zvogëluar për 3.5%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

