May 8, 2024
Rajon - Botë

Rënie e madhe e numrit të shqiptarëve në Kroaci

Enti Shtetëror i Statistikave në Kroaci ka publikuar të dhënat zyrtare nga regjistrimi i vitit 2021.
Sipas këtyre të dhënave Kroacia ka 3 milionë e 871 mijë e 833 banorë, që është për 9 për qind më pak se në vitin 2011.
Regjistrimi tregon edhe rënie të numrit të shqiptarëve që jetojnë në Kroacia, për më shumë se 20 për qind brenda 10 viteve.
Sipas deputetes shqiptare në prlamentin kroat Ermina Lekaj Perlaskaj, janë dy shkaqe për këtë rënie.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i shqiptarëve në Republikën e Kroacisë sipas Regjistrimit të popullsisë të vitit 2021 është 13.817, ose 0,36 për qind nga popullata e përgjithshme. Në krahasim me Regjistrimin e popullsisë në vitin 2011 vërehet rënie prej 3.696 qytetarëve. Kjo rënie negative është pasojë e migrimit të popullatës për shkaqe ekonomike, por dhe për shkak të mosdeklarimit të përkatësisë etnike”, sqaron Perlaskaj.