May 11, 2024
Rajon - Botë

Skandali, thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit Abazoviç

Një prej aktivistëve më në zë të qytetit të Tivarit, Zoran Vojvodiç, ka lëshuar thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Thirrjet i lëshoi përpara të pranishmëve në një dëgjesë publike ku u prezantua projekti i qeverisë së për menaxhimit të hapësirave të vendit që po shtrohet për diskutim qytet më qytet që prej Janarit.

Skandal përbën fakti që në takimin me banorët vendas, ishte i pranishëm edhe kreu i komunës së Tivarit, Dushan Rajçeviç, i cili në vend që ta kundërshtonte, e duartrokiti duke qeshur aktivistin e moshuar.