Rektori Ahmeti: UT-ja ka qenë dhe do të mbetet simbol i unitetit kombëtar
Rektori i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se universitetet duhet të jenë në komunikim me tregun e punës, për shkak se tregu i punës bën selektimin të vet kuadrove ta tregon cilësinë.
“Një problem tjetër është duplifikimi i programe të cilat i kemi nëpër universitetet publike edhe private. Duhen kritere më rigoroze për funksionimin, për akreditimin e këtyre programeve dhe gjithsesi është ajo që duhet është profilizim i universiteteve. Nëse kemi ne karakteristika regjionale, dmth duhet që ato karakteristika ti inkorporojmë brenda programeve studimore. Të dihet për shembull se një program studimor ka mundësi të studiohet vetëm në një vend ose në dy vende në Maqedoni:, tha Ahmeti.
Ai tha se duhet të ndryshohet edhe mënyra e financimit të universiteteve.
“Tani kemi një metodologji e cila nuk është e qartë. Nuk është as me numër të studentëve nuk është as me numër të mësimdhënëse”, tha Ahmeti.
Rektori Ahmeti tha se edhe për mjetet vetanake të cilat i ka universiteti ata duhet të kërkojnë leje për t’i shfrytëzuar.
Ahmeti flet për sfidat e ardhshme të Universitetit të Tetovës
Duke folur për sfidat e Universitetit të Tetovës, rektori Kushtrim Ahmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se njëra ka të bëjë me atë ardhmen e interesimit për të studiuar e cila ndërlidhet edhe me vet numrin e studentëve.
“Pikërisht jo vetëm për universitetin tonë por për të gjithë universitetet do të jetë një sfidë, 5 vjeçari apo 10 vjeçari i ardhshëm, pikërisht për faktin se të rinjtë kanë filluar të orientohen në universitete që nuk janë në Maqedoni, nëse dikur për ne kanë qenë opsion i vetëm për të studiuar tani më kjo nuk është ashtu, jemi futur në një konkurrencë edhe me universitete të rajonit por edhe më gjërë”, tha rektori Ahmeti, duke shtuar se kjo nuk duhet t’i frikëson ata por duhet të ngrisin cilësinë e studimeve akademike.
Rektori Ahmeti: Në vitet e fundit veprimtarisë shkencore i kemi dhënë rëndësi të veçantë
Misionin tonë ne e kemi plotësuar dhe e plotësojmë në vazhdimësi. Ajo është edukimi i gjeneratave të reja. Kështu tha rektori i UT-së, Kushtrim Ahmeti, i cili në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në vazhdimësi ata kanë punuar për të siguruar shoqërisë tonë kuadro të cilët janë të nevojshëm .
“Pavarësisht kostos të cilën e ka universiteti dhe pavarësisht asaj se kemi profit në studime të caktuara ose jo ashtu siç bëjnë universitet private, por gjithsesi se ky ka qenë edhe misioni për të cilën është themeluar edhe UT-ja: T’i shërbejë interesit publik, me theks të veçantë shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Besoj se tani në shumë institucione bartës të shumë të funksioneve publike janë pikërisht studentë tanë”, u shpreh rektori Kushtrim Ahmeti.
Rektori Ahmeti tha se në vitet e fundit veprimtarisë shkencore i kanë dhënë rëndësi të veçantë dhe si rezultat i kësaj, tha ai, për secilin fakultet ka fushë shkencore, revista shkencore që janë duke u indeksuar në databazat më të rëndësishme.
Rektori Ahmeti: UT-ja ka qenë dhe do të mbetet simbol i unitetit kombëtar
Rektori i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se Universiteti i Tetovës, është si sinonim i arritjeve tona si shqiptar të Maqedonisë, por edhe i sakrificës së qytetarëve dhe studentëve të gjeneratave të para.
“Pikërisht është simbol i rezistencës dhe identitetit tonë kombëtar, dhe pikërisht në këtë frymë ne në vazhdimësi përpiqemi që përveç të jemi një institucion i arsimit të lartë, të jemi edhe një institucion i cili përkujdeset pikërisht për këtë aspekt. Krahasuar me atë që kemi qenë 28 vite më parë dhe tash kuptohet që ka shumë progres dhe shumë arritje, dhe gjithsesi ajo për të cilën është themeluar universiteti po e arsyeton dhe ne çdo ditë përpiqemi që në një far mënyre ta ngrisim këtë lloj si të themi vlere kombëtare”, ka deklaruar Rektori i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti. /SHENJA/