May 20, 2024
Maqedoni

Rekord i ri i vizitorëve në Pavijonin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në EXPO 2020 Dubai!

Më 2 dhjetor 2021, Pavijonin tonë në Dubai e vizituan afër 10.000 vizitorë (saktësisht 9523 persona), kurse për shkak të Ditës Kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe numrit të madh të vizitorëve të interesuar, Pavijoni ishte i hapur deri në mesnatë, përcjell Zhurnal.mk.

Shumica e vizitorëve, rezidentë të EBA-së nga vende të ndryshme të Azisë, ishin të interesuar për bukuritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, atraksionet turistike, historinë, kulturën, religjionet, ushqimin, por kishte edhe nga ata që pyesnin për pozitën gjeografike të vendit tonë.

Ekspo mundëson njohje të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe për ata persona nga destinacionet e largëta të cilët nuk kanë dëgjuar se ku është ky shtet, por për njohësit e mirë, kjo është një mundësi e mirë për turizëm dhe investime biznesi.

Mundësitë për investime në zonat e lira ekonomike, energjetikë dhe bujqësi, janë gjithashtu fokusi kryesor i të interesuarve të cilët kërkojnë vizione të reja për zhvillim dhe rritje të biznesit të tyre.

Pavijoni i Republikës së Maqedonisë së Veriut të enjten ishte “Shtëpia e vërtetë për gjithsecilin”.